EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov vizitoi ambientet e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov vizitoi ambientet e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov vizitoi ambientet e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë dhe personalisht konfirmoi kushtet e papërshtatshme për të ushtruar kompetenca e institucionit. Ato që para 18 vitesh ishin kushtet e kënaqshme për fillimin e punës së Akademisë për trajnimin e dhjetëra kandidatëve të ardhshëm për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, sot, të ballafaquar me numrin prej mbi 130 kandidatëve që duhet të fillojnë trajnimin e gjeneratës së 9-të të dëgjuesve, potencialet hapësinore, teknike dhe kadrovike, nuk ofrojnë as kushtet minimale për organizimin dhe mbajtjen e trajnimit fillestar.


Me drejtoreshën e AGJPP-së, Irena Trajkoska Strezoski, zëvendësdrejtorin, Ilir Iseni dhe kryetarin e Gjykatës Penale, Ivan Xholev, ministri Fillkov vizitoi ambientet e vjetra dhe të boshatisura të Gjykatës Penale Shkup, me qëllim që të shihen mundësitë e objektit ekzistues dhe në afat sa më të shkurtë kohor, me adaptim minimale dhe mjete financiare, të krijohen kushte për funksionimin normal të Akademisë.
Do të krijojmë kushte për funksionimin normal të institucioneve për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, përdoruesve të shërbimeve dhe të punësuarve.

Accessibility Menu