Gjatë takimit u diskutua për gjendjen e konstatuar në burgje dhe nevojat për përmirësimin e kushteve materiale, infrastrukturës dhe kujdesit shëndetësor për të burgosurit dhe të paraburgosurit, si dhe për finalizimin e Projektit për rikonstruksionin e institucioneve ndëshkuese-korrigjuese.
U theksua rëndësia e avancimit të të drejtave të njeriut për të burgosurit dhe të paraburgosurit.
Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Egzekutimin e Sanksioneve, vazhdon të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e kushteve në burgje, duke forcuar komunikimin dhe koordinimin e rregullt midis institucioneve përkatëse.