Ministri i Drejtësisë Igor Filkov u takua me shefin e delegacionit të BE-së në vend, Mihail Rokas.
U diskutua për agjendën legjislative, aktivitetet e planifikuara reformuese në gjyqësor, Këshillin Gjyqësor, Strategjia sektoriale e zhvillimit për gjyqësorin 2024-2028, Kodi Penal, dixhitalizimi i gjyqësorit, proceset euro- integruese, si dhe lufta kundër korrupsionit.
Ministri Filkov theksoi vendosmërinë se agjenda reformuese është prioritet i shtetit, ndërsa mbështetja nga BE-ja mbetet kyçepër stabilitetin e vendit me shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në frymën e vlerave të përbashkëta.
Ambasadori Rokas theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është sërish lart në axhendën dhe fusha e sundimit të ligjit është më e rëndësishmja në kuadrin e euro- integrimit.
Ai shprehu gatishmërinë për të mbështetur kapacitetet e Ministrisë së Drejtësisë, si dhe paralajmëroi vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen në vend më 24 tetor 2024.