Në takim u diskutua për misionin e ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe raportin përfundimtar nga Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën më 24 prill dhe 8 maj 2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
U diskutua dhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit me ODIHR-in me qëllim për përmirësimin e organizimit të zgjedhjeve në vendin tonë.