EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov zhvilloi takim me drejtoreshën e Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, Irina Trajkoska Strezoski

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov zhvilloi takim me drejtoreshën e Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, Irina Trajkoska Strezoski

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov  zhvilloi  takim me drejtoreshën e Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë, Irina Trajkoska Strezoski dhe me zëvendësdrejtorin, Ilir Iseni.

Në takim u diskutua për sfidat kryesore me të cilat përballet Akademia. U shqyrtuan zgjidhje që do të mundësonin kushte më të mira hapësinore dhe zgjerimin e kapaciteteve në të cilat do të mbahen trajnimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm.

Një nga aspektet që u diskutua ishte nevoja për optimizmin e afateve për dhënien e provimeve në Akademi për të mundësuar organizimin e tyre më të shpejtë dhe më efikas, gjë që do t'u mundësojë gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë të ardhshëm të përfundojnë procesin më shpejt dhe të fillojnë me punë.

Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Akademisë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme përmes shkëmbimit të përvojave dhe burimeve me qëllim të krijimit të programeve inovative të trajnimit që do t'i përgjigjen nevojave të gjyqësorit.

Accessibility Menu