Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, me ftesë të Ministrit të Drejtësisë së Hungarisë, Bence Tuzson, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Konkurrueshmëria juridike – Instrumente ligjore për një Evropë më konkurruese” që po mbahet në Budapest. Kjo konferencë e rëndësishme, e organizuar në kuadër të Presidencës Hungareze me Këshillin e BE-së, mblodhi në një vend një numër të madh ministrash dhe delegacionesh nga Evropa, me qëllim që të eksplorohen trendet e reja rregullatore, duke nxitur debat për përmirësimin e kornizave ligjore.
Ministri i Drejtësisë , Igor Fillkov, në fjalën e tij, iu referua sfidave dhe risive që sjell epoka dixhitale, si dhe reformat në gjyqësor.
“Që nga dita e parë pasi mora mandatin për të drejtuar resorin e drejtësisë, filluam me reformat për krijimin e një sistemi të pavarur të gjyqësorit, bazuar në analiza të përshtatshme dhe gjithëpërfshirëse, debate publike me publikun profesionist dhe shoqërinë civile dhe po përpiqemi që të arrihen gradualisht efektet dhe rezultatet e dëshiruara. Reformat në gjyqësor dhe kornizën e tij ligjore, po zhvillohen në përputhje me Strategjinë Sektoriale Zhvillimore për Gjyqësorin për periudhën 2024-2028.
Duke folur për rrugën tonë drejt integrimeve evropiane dhe zgjerimit, ministri Fillkov shpreson se interesat e përbashkëta do të ngrihen mbi interesat kombëtare të disa shteteve - anëtare, në mënyrë që të kalojmë në fazën tjetër të negociatave me hapjen e klasterit të parë.
“Unë vij nga një vend dhe jam pjesë e një kombi, i cili për një periudhë vërtet të gjatë, pothuajse 20 vjet, po përpiqet të përmbushë një synim dhe aspiratë për integrim dhe një vend të barabartë në Unionin të cilit i përket. Në rrugën drejt arritjes së qëllimit tonë përfundimtar, anëtarësimit në Bashkimin Evropian, jemi përballur me një sërë sfidash dhe parakushtesh, përmbushja e të cilave është e pritshme dhe e pranueshme. Megjithatë, duke e ngritur përcaktimin tonë personal dhe ndjenjën e përkatësisë si popull dhe komb, në nivelin e një pengese dypalëshe për perspektivat tona të mëtutjeshme evropiane, të gjithë do të bien dakord se kjo bie ndesh me idetë dhe vlerat mbi të cilat mbështetet Bashkimi Evropian” theksoi Fillkov.
Ministrja iu referua edhe çështjes së derregullimit, duke theksuar se në në drejtësi kjo arrihet ekskluzivisht përmes aplikimit të kornizës ligjore cilësore, si detyrë kryesore e gjykatave, përkatësisht e gjyqtarëve. Fillkov theksoi se:
“Cilësia e kornizës ligjore duhet të sigurojë qartësi, të inkurajojë inovacionin dhe të mbështesë rritjen afatgjatë. Siç po përballemi me sfida të reja – qofshin ato të shkaktuara nga ndryshimet teknologjike ose ndikimet e caktuara mjedisor, korniza jonë ligjore duhet të përshtatet me këto ndryshime, pa rrezikuar vlerat themelore si drejtësia, të drejtat e njeriut dhe liritë. Procesi i derregullimit detyron sistemet, megjithatë të vendosin një minimum rregullash të përbashkëta, sipas të cilave do të mundësojnë bashkëpunim të përbashkët, i cili do të çojë në forcimin e ekonomive përmes mbrojtjes së konkurrencës”.
Në fund, Fillkov theksoi se: “Jetojmë në kohëra dinamike, realiteti politik po ndryshon dhe në këtë kontekst është i pashmangshëm përshtatja e duhur e procesit të krijimit të kornizës ligjore dhe zbatimi i saj në praktikë. Kjo, veçanërisht duke pasur parasysh raportin e shtatorit të z. Mario Dragi, për të ardhmen e konkurrencës së BE-së, i cili tregon se nuk ka të bëjë me derregullimin, por me sigurimin e ekuilibrit të duhur midis maturisë dhe inovacionit, si dhe sigurimin e një zbatimi të qëndrueshëm të rregullativës në Evropë”.
Në konferencën dy-ditore në Budapest, pjesëmarrësit debatuan gjithashtu edhe për inteligjencën artificiale si një nxitës i konkurrencës, ligjin dixhital të BE-së, përmirësimin e cilësisë së rregulloreve ligjore, trendëve të reja rregullatore dhe rolin e teknologjisë në drejtësi.