Ministri i Drejtësisë Igor Filkov mori pjesë në tubimin shkencor ndërkombëtar “Antifashizmi midis kujtesës dhe harresës” i cili u mbajt në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për pavarësi, organizuar me rastin e 80 vjetorit të seancës së parë të ASNOM-it.
Duke iu referuar çlirimit të Shkupit dhe seancës së parë të ASNOM-it, profesoresha Natasha Kotlar theksoi se lufta e popullit maqedonas për shtetësi është bërë me dekada dhe shekuj, paralelisht me atë për zhvillim të veçantë historik, identitet kombëtar, gjuhë dhe kulturë.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se si komb kemi përjetuar shumë përçarje në të kaluarën, por sikur nuk kemi marrë mësim, nuk jemi korrigjuar dhe kemi vazhduar të përsërisim disa nga gjërat.,, Të mos i përsërisim gabimet e së kaluarës, sepse nëse i përsërisim ato, mund të konstatoj se ato gjenerata që do të mbeten pas nesh ndoshta mund të mos kenë mundësi të jetojnë atë që po jetojmë sot, e që ajo është shteti i pavarur dhe sovran i Maqedonisë”, tha Mickoski.
Është detyra jonë të ruajmë dhe vazhdojmë punën e tyre, duke ndërtuar një të ardhme në të cilën Maqedonia do të mbetet shtëpi e paqes, solidaritetit dhe përparimit.
Për nder të trashëgimisë së tyre, ne mbetemi të përkushtuar në rrugën e lirisë dhe demokracisë.