U diskutuan aktivitetet e ardhshme të përbashkëta, për sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim të suksesshëm.
Prioriteti i angazhimit të përbashkët mbetet realizimi i plotë i interesit më të mirë të fëmijës në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme të monitorohet implementimi i Ligjit për drejtësinë për fëmijët dhe të avancohen kapacitetet e të gjitha subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijët në vend. Ligji i ri thekson domosdoshmërinë e specializimit të subjekteve dhe në këtë drejtim është e nevojshme të vazhdojnë trajnimet e profesionistëve ligjorë për trajtimin dhe mbrojtjen e fëmijëve, viktimave ose dëshmitarëve të dhunës dhe krimit, si dhe qasje në drejtësinë restauruese.
Aktivitetet në periudhën e ardhshme do të fokusohen në mbledhjen e të dhënave dhe statistikave në përputhje me Ligjin për drejtësinë për fëmijët, si dhe risocializimin dhe rehabilitimin më të madh në përputhje me standardet ndërkombëtare në këtë fushë.
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të punojë intensivisht në partneritet me UNICEF-in në procesin e forcimit të mëtejshëm të sistemit të drejtësisë për fëmijë duke avancuar zgjidhjet ligjore për mbrojtjen ligjore.