Të nderuar
Detyrimet e Ministrisë së Drejtësisë nga ana juaj janë marrë nga sistemi SEPED, me gjendje deri më 30 qershor dhe kanë të bëjnë me financimin e rregullt të partive politike për vitin 2023 në shumën 386,602,809.00 denarë dhe 1,131,85.00 denarë si detyrime të papaguara.
Nga 98% e shumës së detyrimeve të paguara ose 379,214,295.00 denarë tashmë ishin të regjistruara në llogarinë e shpenzimeve 469170 – Transferime deri te partitë politike, krijuar më 20 qershor 2024 dhe paguar më 4 korrik 2024 në shumën prej 379,214,295.00 denarë.Pjesa tjetër prej 8,520,364.00 denarë ishin detyrime të rregullta që paguhen në pajtim me afatin e skaduar.
Përderisa e analizoni gjendjen e detyrimeve të Ministrisë së Drejtësisë të paraqitura në SEPED më 31 korrik do të konstatoni se egziston saldo prej 89.241.261,00 detyrime të skaduar dhe 516.335,00 detyrime të papagura.Nga këto 95% ose 85.577.296,00 denarë përsëri I përkasin llogarisë së shpenzimeve 463170- Transferime te partitë politike dhe ata janë në proces për tu paguar sipas rishikimit të buxhetit, ndërsa pjesa tjetër prej 4.180.301,00 denarë janë detyrime të rregullta që procesohen rregullisht.