Konventa për marrëveshjet për zgjedhjen e gjykatës kompetente, e miratuar në kuadër të Konferencës së Hagës për të Drejtën private ndërkombëtare në Hagë, nga 30 qershor 2005 ka për qëllim ta sigurojë efikasitetin për marrëveshjet për zgjedhjen e gjykatës (të njohura edhe si “klauzola për zgjedhjen e forumit” ose “klauzola për juridiksion”), ndërmjet palëve në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare. Kuvendi e ka miratuar më 13 gusht 2024.
Me këtë palëve u garantohet se kontesti do të zgjidhet në gjykatë të cilën ata e kanë zgjedhur me marrëveshjen për zgjedhje të gjykatës dhe se po i njëjti aktgjykim do të mund të njihet dhe të ekzekutohet në ndonjërin prej vendeve nënshkruese. Nga ana tjetër, shtetit i mundësohet të realizojë disa politika të veta publike, në mënyrë që i garantohet respektimi i disa bazave për kompetencën ekskluzivisht të tij për disa çështje të caktuara.
Konventa paraqet instrument e cila do të sigurojë siguri më të madhe juridike për biznesin tej kufitar dhe krijimin e klimës më të favorshme për tregti ndërkombëtare dhe investime.
Konventa është detyrim edhe nga raportet e Komisionit Evropian për avancimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe takimet vjetore të Nën komitetit për Drejtësisë dhe Punë të Brendshme ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.