EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kanë hyrë në fuqi Marrëveshja Ndërkombëtare për Shkëmbimin e të Dhënave për Verifikimin e Deklaratave për Gjendjen Pronësore dhe Konventa e Këshillit të Evropës për Qasje në Dokumente Zyrtare

Ministria e drejtësisë Ministria e drejtësisë

Të nderuar,

Kanë hyrë në fuqi Marrëveshja Ndërkombëtare për Shkëmbimin e të Dhënave për Verifikimin e Deklaratave për Gjendjen Pronësore dhe Konventa e Këshillit të Evropës për Qasje në Dokumente Zyrtare.

Marrëveshja Ndërkombëtare për Shkëmbimin e të Dhënave për Verifikimin e Deklaratave për Gjendjen Pronësore, është instrument ndërkombëtar i rëndësishëm që u mundëson autoriteteve të shteteve-palë të bashkëpunojnë për shkëmbimin e drejtpërdrejtë administrativ të të dhënave dhe informacioneve për verifikimin e deklaratave të gjendjes pronësore dhe interesave.

Me zbatimin e saj do të bëhet një hap i rëndësishëm para në lehtësimin e zbatimit të zgjidhjeve ekzistuese ligjore për verifikimin e gjendjes pronësore dhe interesave në përputhje me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Për të kryer kompetencat e veta, përfshirë edhe për të verifikuar deklaratat për gjendjen pronësore dhe interesave, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, akseson në bazat e të dhënave që mbahen nga organe dhe institucione të tjera. Gjithashtu, me Ligjin është përcaktuar kompetenca e KSHPK-së, për të bashkëpunuar me organet kombëtare të vendeve të tjera, si dhe me organizatat ndërkombëtare në fushën e parandalimit të korrupsionit, për të shkëmbyer informacione me organet kompetente të vendeve të tjera dhe organizatat ndërkombëtare, në bazë të detyrimeve të ndërmarra me marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare.

Zbatimi i marrëveshjes do të kontribuojë në përmirësimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, në përputhje me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave, të cilat i përcaktojnë përkufizimet e shkëmbimit ndërkufitar të të dhënave, si dhe me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, që tregon arsyetimin e publikimit të të dhënave për gjendjen pronësore dhe interesave, duke pasur parasysh interesin legjitim të publikut të gjerë për t`u informuar lidhur me gjendjen financiare të zyrtarëve.

Propozimi për inicimin e procedurës për aderim në ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës për qasje në dokumente zyrtare, korrespondon me përcaktimin strategjik të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për respektimin e të drejtave të njeriut dhe zbatimin e obligimeve të marra ndërkombëtarisht.

Konventa e Këshillit të Evropës për qasje në dokumentet zyrtare e njohur si “Tromso” është miratuar nga Komiteti i Ministrave më 27 nëntor 2008. Ai është instrumenti i parë juridik ndërkombëtar detyrues që ia njeh të drejtën çdokujt për qasje në dokumente zyrtare që i posedojnë autoritetet publike pa diskriminim dhe pavarësisht nga statusi ose motivet e kërkuesit për të kërkuar qasje, konsideron se të gjitha dokumentet në princip janë publike duke siguruar kornizë minimale juridike për përpunim të shpejtë dhe të drejtë të kërkesave për qasje në dokumente zyrtare.

Marrëveshja dhe Konventa u ratifikuan në Kuvend, më 13 gusht 2024.

Accessibility Menu