EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

PROJEKTLIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS HYN NË PROCEDURË PARLAMENTARE

Ministria e drejtësisë Ministria e drejtësisë

Të nderuar

 

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmë juridike falas hyn në procedurë parlamentare.

 

Me ndryshimet e propozuara, ligji do të harmonizohet me Ligjin për ekspertizë. Përdoruesit e ndihmës juridike falas do të kenë qasje në shërbimet e ekspertëve.

 

Me nenin 1 të Projektligjit, ndryshohet paragrafi 6 i nenit 13 të Ligjit për ndihmë juridike falas, duke përcaktuar se në vend të Byrosë për Ekspertiza Gjyqësore, ekspertizat për nevojat e përdoruesve të ndihmës juridike sekondare do të kryhen nga persona fizikë të regjistruar në Regjistrin e Ekspertëve ose nga persona juridikë të regjistruar në Regjistrin e personave Juridikë që kryejnë ekspertizë. Formulimi është në përputhje me Ligjin për Ekspertizë dhe përfshin gjithashtu institucionet e arsimit të lartë, shkencës dhe ekspertizës, si dhe organet e administratës shtetërore bazuar në autorizimet e përcaktuara me ligj.

 

Me ndryshimet rregullohen të drejtat dhe detyrimet e pjesëmarrësve në procedurën për ndihmë juridike sekondare. Eksperti duhet të jetë nga fusha përkatëse që është e nevojshme për zgjidhjen e çështjes juridike për të cilën është aprovuar ndihma juridike sekondare. Zgjedhja e ekspertit bëhet sipas ligjeve procedurale. Vendoset  detyrim për bashkëpunim me përdoruesin si dhe me avokatin e caktuar. Në mënyrë shtesë, vendoset detyrim që ekspertiza, pavarësisht nga fusha në të cilën  kryhet,të jetë  ekskluzivisht për nevojat e çështjes juridike për të cilën është miratuar ndihma juridike sekondare. Për çështjet që lidhen me përgjegjësinë, heqjen dorë, refuzimin për të kryer ekspertizë, zbatohen ligjet përkatëse si dhe aktet e Dhomës së Ekspertëve.

 

Në ligj rregullohet procedura e pagesës, ku si dispozitë materiale zbatohet paragrafi 5 i nenit 29 të Ligjit për Ekspertizë, i cili rregullon shumën e shpërblimit dhe kompensimin e shpenzimeve.

 

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmë juridike falas do të miratohet sipas  procedurë të shkurtuar.

Accessibility Menu