EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fillkovi për TV Kanal 5: Vendimi i gjyqtarit Pajaziti nuk është në përputhje me praktikën e deritanishme

Ministria e drejtësisë Ministria e drejtësisë

 Të nderuar,

 

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, në një prononcim për TV Kanal 5, lidhur me rastin e Blerim Ramadanit tha se, vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është i pakuptueshëm dhe nuk është në përputhje me praktikën e deritanishme. Ai i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor që të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të  shqyrtohej kjo çështje në mënyrë që të mos përsëriten situata të njëjta apo të ngjashme në të ardhmen.

Ju paraqesim deklaratën e plotë të Ministrit të Drejtësisë Igor Filkov:

“Rasti i fundit me ish-pjesëtarin e UÇK-së, Blerim Ramadani, është një nga seritë, i cili pasqyron qartë gjendjen aktuale në gjyqësor. Vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është i pakuptueshëm dhe nuk është në përputhje me praktikën e deritanishme. Kjo është arsyeja pse besimi i qytetarëve në gjyqësor, drejtësi dhe prokurori është në nivel rekord të ulët.

Ky vendim gjykate është edhe një tjetër dëshmi se duhen procese urgjente reformuese në gjyqësor dhe drejtësi dhe ndërtimi i një sistemi në të cilin do të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Në këtë sistem duhet të dominojnë profesionistë të mirëfilltë, jo të dëgjueshmit partiak.

Jam i habitur që në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor nuk u hap çështja e rastit të Blerim Ramadanit. Prisja që të shqyrtoheshin të gjitha provat, argumentet dhe faktet për vendimin e gjyqtarit Pajazit Pajaziti. Dhe sigurisht, nëse konstatohet ndonjë parregullsi dhe mospërputhje në procedurë, apo nëse konstatohet ndonjë ndikim në marrjen e vendimit gjyqësor, ai duhet të sanksionohet dhe të shkarkohet nga detyra.

I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet kjo çështje, në mënyrë që të mos përsëriten situata të njëjta apo të ngjashme në të ardhmen”.

 

Ministri i Drejtësisë

Igor Filkov

 

Accessibility Menu