Të nderuar,
Ministria e Drejtësisë e informon publikun se është bërë qasje drejt përfundimit të procesit të përgatitjes së kodifikimit të legjislacionit civil.Për më shumë se një dekadë, e duke udhëhequr një proces kompleks dhe të gjerë, Ministria e Drejtësisë në këtë fazë përfundimtare do të realizojë procedurë për mbajtjen e diskutimeve publike profesionale për Kodin Civil, për të prezantuar konceptin, por edhe të dëgjohen komentet dhe idetë që do të kontribuonin për përmirësimin e të njëjtit.
Kodi Civil paraqet një tërësi prej pesë segmenteve të zgjidhjeve bashkëkohore dhe të harmonizuara në disa fusha, të cilat do të japin kontribut të rëndësishëm në sigurimin e qasjes në drejtësi dhe në sigurinë juridike të qytetarëve.