Kjo ditë na kujton rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të gjuhës rome, e cila jo vetëm përfaqëson zërin e një populli, por edhe ndan mençurinë, përvojat dhe aspiratat e tij për një të ardhme më të mirë.
Gjuha është pjesë thelbësore e identitetit dhe urë drejt mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Kujdesi për gjuhën rome do të thotë njohje dhe respekt për kulturën e pasur dhe vlerat e romëve.
Ta shënojmë këtë ditë me përpjekje të përbashkëta për promovimin dhe mbrojtjen e diversitetit gjuhësor dhe kulturor, që e bën komunitetin tonë më të pasur dhe më të hapur për të gjithë.