Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve të Administratës, Organeve të Gjyqësorit dhe Shoqatave të Qytetarëve (UPOZ), të udhëhequr nga kryetari Trpe Deanovski.
U diskutua për çështje që lidhen me kontratën kolektive, pagat, statusin e të punësuarve, si dhe përgatitjen e zgjidhjeve ligjore. U shpreh mirënjohje nga Ministria e Drejtësisë për fillimin e procesit të hartimit të Ligjit të ri për Shërbimin Gjyqësor.Vendimi I ligjit të ri ka për qëllim përmirësimin e rregullores ekzistuese, duke siguruar kushte më të mira pune dhe të drejta për të punësuarit në sistemin gjyqësor.
Përfaqësuesit e UPOZ informuan ministrin për të gjitha çështjet e hapura me rëndësi të madhe dhe kërkuan mbështetje dhe angazhim për zgjidhjen e tyre, me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e të drejtave të të punësuarve në sistemin e gjyqësorit.