EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Filkov nga Budva: Nevojiten përpjekje për të gjetur zgjidhje që do të korrespondojnë me zhvillimin e teknologjisë dixhitale vis a vis forcimin e sistemit të gjyqësorit

Filkov nga Budva: Nevojiten përpjekje për të gjetur zgjidhje që do të korrespondojnë me zhvillimin e teknologjisë dixhitale vis a vis forcimin e sistemit të gjyqësorit

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov mori pjesë në Forumin Ministror dyditor BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, i cili mbahet në Budva.

Në forum rikonfirmua përkushtimi i fortë rajonal dhe bashkëpunimi i ngushtë për drejtësinë dhe çështjet e brendshme.

Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor diskutuan zhvillimet e fundit në dixhitalizimin e drejtësisë dhe shkëmbyen mendime mbi mundësitë dhe sfidat kryesore të potencialit për përdorimin e zgjidhjeve të ndërveprueshmedhe teknologjive të reja dixhitale, përfshirë inteligjencën artificiale. Bashkimi Evropian dha një përditësim mbi diskutimet e vazhdueshme në BE, duke përfshirë dhe përpjekjet për dixhitalizimin e sistemeve të drejtësisë dhe provave elektronike.

Të pranishmit u njoftuan edhe për Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për inteligjencën artificiale dhe të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

 

Në ditën e dytë të forumit kushtuar drejtësisë, ministri IgorFilkov në fjalimin e tij trajtoi dy tema, “Drejtësia në epokën dixhitale” dhe “Bashkëpunimi ndërkufitar në çështjet penale ndërmjet partnerëve nga Ballkani Perëndimor”.

 

“Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka dixhitaliziminë shekullin e 21-të, është evidente se është e nevojshme të gjenden mënyra për vendosjen e e - drejtësisë, e cila para së gjithash do të mbështetet në mënyrë infrastrukturore, por edhe në funksion të realizimit të  drejtave të garantuara të njeriut dhe sundimin e ligjit. Prandaj, nevojiten përpjekje për të gjetur zgjidhje që do të korrespondojnë me zhvillimin e teknologjisë dixhitale vis a vis forcimit të sistemit të gjyqësorit.

Republika e Maqedonisë së Veriut i ka njohur sfidat dhe mundësitë që vijnë me transformimin dixhital, i cili pasqyrohet në Strategjinë Kombëtare për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit 2023-2027. Në pjesën e drejtësisë, në kuadër të Ministri së Drejtësisë është hartuar Strategji për dixhitalizimin në gjyqësor për periudhën 2019-2024..

Sigurisht që në këtë tranzicion përballemi edhe me shumë sfida. Nevojiten investime shtesë në pajisje teknologjike dhe trajnime të stafit, gjë që kërkon padyshim mbështetje financiare dhe infrastrukturore. Gjithashtu është e nevojshme të sigurohet që siguria kibernetike të jetë në nivelin më të lartë, në mënyrë që të mbrohen të dhënat dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve”, tha ministri Filkov.

 

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov iu referua edhe bashkëpunimit ndërkufitar në çështjet penale. Theks i veçantë iu kushtua ndryshimeve ligjore për mbrojtjen e të drejtave të viktimave në rastet ndërkufitare, kompensimin e dëmeve si dhe bashkëpunimin e vendit tonë nëpërmjet Eurodrejtësi.

Në margjinat e Forumit Ministror dyditor BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme, i cili u mbajt në Budva, Ministri i Drejtësisë Igor Filkov zhvilloi tri takime bilaterale me Komisionerin Evropian për Drejtësi, DidieRejnders dhe me ministrat e drejtësisë së Hungarisë, BenceTuzson dhe  Malit të ZiBojan Bozhoviq. 

Accessibility Menu