Ministri i Drejtësisë Igor Filkov zhvilloi takim bilateral në Budva me Ministrin e Drejtësisë të Malit të Zi, Bojan Bozhoviq.
Ministrat kanë ndarë përvojat dhe sfidat me të cilat përballen në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ata ofruan ndihmë dhe ekspertizë në çdo fushë, veçanërisht në axhendën e reformave, si dhe ndihmë juridike ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Të dy vendet kanë marrëdhënie miqësore dhe nuk ka çështje të hapura mes tyre. Është rënë dakord në periudhën e ardhshme të realizohet vizitë zyrtare e Ministrit të Drejtësisë së Malit të Zi, Bojan Bozhoviq në vendin tonë.
Takimi u zhvillua në prag të Forumit Ministror për Drejtësi dhe Punë të Brendshme të BE-së-Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Budva dhe në të cilin merr pjesë edhe Ministri i Drejtësisë Igor Filkov.