Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov ishte për vizitë pune në SHNK Stugë, që është i llojit të hapur gjatë kësaj nga ana e drejtorit të burgut, Ardit Mustafai ishte i informuar me kushtet, kapacitetet, burimet njerëzore dhe mundësitë për risocializimin dhe rehabilitimin e të dënuarve.
“Zhvilluam takim pune, pamë gjendjen dhe kapacitetet e burgut. E riaktualizuam idenë e krijimit të një burgu tërësisht për femra, me të cilën do të bëhet adaptimi I shum punëve dhe transferimi I të gjithë repartit të femrave nga burgu i Idrizovës këtu . Si ide e kemi folur para shumë kohësh një ide dhe shpresojmë që do të marrim mbështetje nga të gjithë partnerët për ta realizuar sa më shpejt.Idea për burgin e femrave do të jetë tërësisht i dedikuar për ta, ndërsa të dënuarit aktualë do të transferohen në institucione të tjera. U dakorduam që të hartohet një projekt për të vlerësuar nevojat financiare,” tha ministri Filkov, duke theksuar se gjendja e burgjeve në shtet nuk është e mirë dhe nuk ka pasur investime për dekada’’ deklaroi Ministri I Drejtësisë Igor Filkov.
SHNK Stugë ka kapacitet prej 60 personash, ndërsa aktualisht 21 persona janë duke vuajtur dënimin me burg. Duke pasur parasysh që bëhet fjalë për burg I llojit të hapur , të dënuarit kanë mundësi të përfshihen në aktivitete të ndryshme pune. Idea është që të përgatitet projekt për të përcaktuar implikimet financiare dhe të transformohet tërësisht ky burg për nevojat e popullatës së burgosur femërore. Në këtë mënyrë, synohet të rritet siguria e të burgosurave dhe të shmangen problemet me të cilat përballen në INK Idrizovë. Njëkohësisht të dënuarit aktualë nga Stuga do të transferohen në institucione të tjera.