Studentët, të udhëhequr nga dekania e Fakultetit, Sejdefa Xhafçe, dhe prof. dr. Tatjana Ashtalkoska Baloska, u pritën nga ministri i Drejtësisë Igor Filkov ku u njohën me mënyrën e punës së Ministrisë së Drejtësisë dhe sfidat me të cilat ajo përballet.
Ministri shprehu kënaqësinë për interesin e të rinjve në çështjet juridike dhe theksoi se përfshirja aktive dhe entuziazmi i tyre janë thelbësorë për të ardhmen e sistemit gjyqësor dhe të shoqërisë në tërësi.
Studentët u takuan gjithashtu me zëvendësministrin e Drejtësisë Alen Deraban, si dhe me të punësuarit në Ministri.
Vizita e studentëve është në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit që të dy institucionet nënshkruan, duke u zotuar të veprojnë së bashku dhe të bashkëpunojnë për përfitimin e njohurive praktike nga ana e studentëve.