EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban foli në "Konferencën rajonale për ndarjen e përvojave të mbështetjes gjyqësore për viktimat dhe dëshmitarët" të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP)

Zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban foli në "Konferencën rajonale për ndarjen e përvojave të mbështetjes gjyqësore për viktimat dhe dëshmitarët" të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim (UNDP)

Duke iu referuar aktiviteteve të Ministrisë së Drejtësisë, Dereban theksoi se në periudhën e kaluar Ministria e Drejtësisë i ka kushtuar vëmendje të veçantë rregullimit të çështjes së viktimave të veprave penale në ligjet përkatëse.

“Për herë të parë u miratuan ligje që avancojnë të drejtat e viktimave në procedurë penale. Për momentin, jashtëzakonisht janë aktuale ndryshimet në Ligjin për procedurën penale dhe miratimi i Kodit të ri Penal. Si veçanërisht i rëndësishëm në fushën penalo-juridike, do të veçoja miratimin e Ligjit për zyrën e rikuperimit të pronës dhe Ligjit për pagimin e kompensimit në të holla për viktimat e veprave penale me dhunë, i cili u miratua në nëntor 2022 dhe hyri në fuqi më 25.05.2023. Qëllimi është që viktimave të veprave penale të kryera me dhunë t’u sigurohet kompensim në të holla si ndihmë nga shteti, në përputhje me parimin e solidaritetit social dhe parandalimi i viktimizimit sekondar si vuajtje shtesë që viktimat mund të pësojnë nga qëndrimi i autoriteteve kompetente” - – theksoi Dereban në fjalimin e tij.

Ministria e Drejtësisë në periudhën e kaluar i kushtoi vëmendje të veçantë ndryshimeve në Ligjin për procedurën penale. Duke pasur parasysh faktin se ky ligj paraqet një lloj kushtetute të të drejtave të njeriut, aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë synojnë harmonizimin e ligjit me standardet më të reja ndërkombëtare në të drejtën procedurale penale, e veçanërisht me direktivat e reja të Bashkimit Evropian në këtë drejtim.

Accessibility Menu