EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ua dorëzoi Certifikatat e emërimit noterëve të sapoemëruar

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ua dorëzoi Certifikatat e emërimit noterëve të sapoemëruar

Duke ua drejtuar urimet e tij të sinqerta, u dëshiroi punë të suksesshme dhe profesionale, me mesazhin se, së bashku me kolegët e tyre më me përvojë, duhet të jenë një themel i fortë i drejtësisë, sigurisë juridike dhe sundimit të së drejtës.
„Profesionalizmi, integriteti dhe përgjegjësia juaj janë të një rëndësie të veçantë për forcimin e besimit të qytetarëve në sistemin juridik“, theksoi ministri Shasivari.
Noterët e rinj e marrin përsipër funksionin e tyre të përgjegjshëm me detyrimin që të veprojnë me ndërgjegje, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjet, duke kontribuar në një sistem juridik efikas dhe të sigurt.
U dëshirojmë shumë sukses, sfida profesionale dhe rezultate në ushtrimin e funksionit të tyre të rëndësishëm, me bindjen se puna e tyre do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe drejtësisë. 

Accessibility Menu