EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e konfirmoi përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit me Japoninë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, e konfirmoi përkushtimin për avancimin e bashkëpunimit me Japoninë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, realizoi takim me Ambasadoren e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,Setsuko Kawahara, me ç'rast u konfirmua përcaktimi i përbashkët për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve.

Gjatë bisedimeve, theksi u vu në Agjendën reformuese, forcimin e sundimit të ligjit dhe aktivitetet që lidhen me legjislacionin zgjedhor.

U vlerësua se ndërmjet dy vendeve nuk ka çështje të hapura, gjë që paraqet një bazë të fortë për thellimin e mëtutjeshëm të partneritetit.

Në periudhën e ardhshme do të intensifikohet shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të mira, si dhe mbështetja e proceseve reformuese të orientuara drejt forcimit të sigurisë juridike dhe avancimit të standardeve demokratike.

Accessibility Menu