Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, realizoi takim me kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski dhe kryetarin e Federatës Evropiane të Gazetarëve, Rikardo Gutierez.
Temë e bisedës ishin sfidat lidhur me paditë SLAPP dhe nevoja për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, me qëllim të sigurimit të procesit zgjedhor të drejtë dhe transparent.
Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski theksoi se këto padi paraqesin kërcënim për lirinë e të shprehurit dhe punën e mediave, dhe kërkoi që të ndërmerren masa për parandalimin e tyre nga aspekti i rregullimit juridik, edukimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve publik.
Ministria e Drejtësisë vazhdon të jetë e përkushtuar në mbrojtjen e lirisë së të shprehurit dhe avancimin e proceseve demokratike, ndërsa bashkëpunimi me Shoqatën e Gazetarëve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.