EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Debati i tretë i ekspertëve për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor

Debati i tretë i ekspertëve për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor

Në Gjykatën e Apelit në Shtip u mbajt tryeza e tretë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor. Kjo është vetëm një nga disa ngjarjet konsultative që Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me projektin.

"Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit", planifikon të organizojë, për të siguruar proces transparent dhe gjithëpërfshirës që do të kontribuojë në avancimin e kornizës ligjore që rregullon punën e Këshillit Gjyqësor.

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë, Dajanço Eftimov, në fjalimin e tij tha se pas të gjitha ngjarjeve në Këshillin Gjyqësor, është e nevojshme të merren masa për zbatimin e rekomandimeve të Misionit vlerësues.

“Pavarësia e gjyqësorit është një nga shtyllat më të rëndësishme të çdo shteti. Në të njëjtën kohë, Këshilli Gjyqësor është organi kryesor për garantimin e tij. Prandaj i kushtohet vëmendje e veçantë punës dhe funksionimit të këtij organi. Miratimi i Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor është pjesë e aktiviteteve të dokumenteve kryesore strategjike: Planit për  rritje dhe Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin 2024-2028. Në këtë zgjidhje ligjore për një periudhë më të gjatë punoi grupi punues i përbërë nga gjyqtarë, anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe përfaqësues të shkencës. Paragrafët, mendimet dhe propozimet për zgjidhjet e propozuara ligjore do të kenë rëndësi të veçantë me rastin e definimit të dispozitave përfundimtare ligjore”, tha Eftimov.


Konkluzionet dhe rekomandimet nga tryeza e rrumbullakët do të jenë bazë për përmirësimin e mëtutjeshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimeve  të Ligjit për këshillin gjyqësor.

Accessibility Menu