Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe përfaqësuesin e UNHCR-së, Gabriel Gualano de Godoy, vizituan qendrën e pranimit transit Vinojug - Gjevgjeli, ku mbajtën mbledhje dhe realizuan takim me azilkërkuesit dhe me të punësuarit e qendrës.
Në takim u diskutua përkushtimi ynë ndaj Forumit Global të Refugjatëve për të përmirësuar statusin dhe funksionalizimin e ndihmës juridike falas për azilkërkuesit, SOP për veprimin me personat që udhëtojnë në lëvizje të përziera të migracionit në procedurat gjyqësore të azilit, përkthimin dhe interpretimin, avancimin e statusit të tyre, si dhe nevojën urgjente për zgjidhjen e statusit ligjor në qendrat transitore të pranimit.
Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në sigurimin e ndihmës juridike falas për të gjithë personat që kërkojnë azil në vendin tonë.
Azilkërkuesit kanë të drejtë në procedurë të drejtë dhe në mbrojtje ligjore, ndërsa synimi ynë është që t'ua mundësojmë të njëjtën përmes qasjes efektive dhe humane. Sigurimi i ndihmës juridike falas është një hap kyç në mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Qendra e pranimit Vinojug, e cila funksionon si një pjesë e rëndësishme e sistemit kombëtar për menaxhim me migracionin, siguron strehim dhe mbështetje të përkohshme për personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare. Ministri informoi se në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe partnerët ndërkombëtarë, Qeveria do të punojë në avancimin e kushteve dhe qasjes në ndihmë juridike.
Ky nuk është vetëm një detyrim kombëtar, por edhe global. Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend që aspiron vlerat evropiane, do të vazhdojë të jetë solidare dhe e drejtë ndaj atyre që kanë nevojë për mbrojtje.