Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, kujtojmë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të luftuar për dinjitetin, lirinë dhe barazinë e çdo njeriu.
Të drejtat e njeriut nuk janë vetëm të drejta themelore, por edhe themeli i çdo shoqërie të drejtë.
Në këtë ditë në vitin 1948 u miratua Deklarata Universale për të drejtat e njeriut.
Ligjet dhe korniza juridike për të drejtat e njeriut mbrojnë nga abuzimet, shkeljet dhe lëndimet e tjera, duke siguruar që secili mund të jetoj me dinjitet dhe respekt.
Ministria e Drejtësisë punon për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit juridik dhe forcimin e të drejtës së çdo individi për t'u ndjerë i lirë, i sigurt dhe i barabartë para ligjit.
Duke mbrojtur të drejtat tona, ne mbrojmë të ardhmen tonë.
Vetëm me forcat e përbashkëta mund të ndërtojmë shoqëri në të cilën të drejtat e çdo personi respektohen dhe sigurohen.