EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fillkov: Ministria e Drejtësisë siguroi ndihmë juridike primare për 2360 personave dhe ndihmë juridike sekondare për 171 persona

Fillkov: Ministria e Drejtësisë siguroi ndihmë juridike primare për 2360 personave dhe ndihmë juridike sekondare për 171 persona

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov mori pjesë në manifestimin "Ta sjellim drejtësinë më afër qytetarëve", organizuar nga Zyra Programore e Këshillit të Evropës në Shkup. Duke folur për rëndësinë e realizimit të qasjes efektive në drejtësi për të gjithë, ministri Fillkov në fjalën e tij iu referua aktiviteteve që i ndërmerr Ministria e Drejtësisë në pjesën e ndihmës juridike falas për kategoritë vulnerabël.

“Në periudhën nga 1 janari deri më 31 tetor 2024, Ministria e Drejtësisë ka siguruar ndihmë juridike primare për 2360 persona të cilët e kanë kërkuar të njëjtën. Ndihma juridike sekondare, e cila nënkupton angazhimin e avokatit në proceset gjyqësore, duke i nënkuptuar këtu procedurat civile dhe administrative, u shqyrtua për 238 kërkesa të qytetarëve. Prej tyre, 171 person kanë kërkesa të miratuara, ndërsa vetëm 28 janë refuzuar. Synimi ynë si Ministri dhe si Qeveri është që të sigurohen të gjitha parakushtet që çdo qytetar, pa marrë parasysh statusin ekonomik apo përkatësinë sociale, të ketë mundësi të kërkojë mbrojtje në gjykatë, në kushte të barabarta si të gjithë qytetarët e tjerë”, tha Fillkov.


Rëndësi të veçantë ka edhe Ligji për pagesën e kompensimit në të holla për viktimat e veprave penale me dhunë, qëllimi i të cilit është të ofrojë mbështetje për viktimat. Zyra e Komisionit është hapur në tetor, janë krijuar të gjitha parakushtet për funksionim normal dhe tashmë janë ndërmarrë veprime lidhur me 6 raste.
Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë me përkushtim të krijojë kushte për një sistem të fortë dhe efikas të gjyqësorit, në të cilin të gjithë qytetarët të ndihen të sigurt dhe të trajtuar në mënyrë të drejtë.
Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov falënderoi edhe Zyrën Programore të Këshillit të Evropës në Shkup, e cila me projektet e saj deri tash pa rezervë është angazhuar për përmirësimin gjithëpërfshirës të kapaciteteve të Njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë, përmes trajnimeve dhe punëtorive të shumta.
Zyra Programore e Këshillit të Evropës në Shkup ndau çmime dhe certifikata për fituesit dhe pjesëmarrësit e konkursit në fotografi dhe vizatime "Ta sjellim drejtësinë më afër qytetarëve".

Accessibility Menu