EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Në Gostivar u mbajt tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit të Këshillit Gjyqësor

Në Gostivar u mbajt tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit të Këshillit Gjyqësor

Në Gjykatën Themelore në Gostivar është mbajtur tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor.
Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me projektin "Mbështetja e BE-së për sundimin e të drejtës", filloi organizimin e seancave dëgjimore të ekspertëve me qëllim të përgatitjes së ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor për adresimin e rekomandimeve të Misionit Vlerësues, përmes procesit transparent dhe inkluziv që do të kontribuojë në avancimin e kornizës ligjore që rregullon funksionimin e këtij trupi.
Miratimi i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor është pjesë e aktiviteteve të dokumenteve kyçe strategjike: Planit të Rritjes dhe Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin 2024-2028.
Sugjerimet, mendimet, vërejtjet dhe propozimet e paraqitura në seancat e mbajtura publike, do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme në përcaktimin e zgjidhjes përfundimtare ligjore, e cila prek veçanërisht gjyqtarët. Pikërisht për këtë, qëllimi ynë kryesor është që sot t`i dëgjojmë sugjerimet tuaja për zgjidhjet e propozuara ligjore.

Accessibility Menu