Sot u mbajt takimi i Grupit sektorial punues, ku u prezantuan Strategjia Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024-2028), Agjenda Reformuese, si dhe Dokumenti i Veprimit IPA 3 për të njohur të gjithë aktorët kryesorë me ecurinë dhe zhvillimin e proceseve. në sektorin Drejtësi.
Duke diskutuar për reformat dhe prioritetet, në takim u theksua se Këshilli Gjyqësor dhe Prokuroria Publike duhet të jenë plotësisht të liruara nga ndikimi politik dhe të funksionojnë ekskluzivisht në shërbim të drejtësisë, ndërsa me ndryshimet ligjore do të krijohet bazë për pavarësi dhe profesionalizëm.
Përmes procesit transparent dhe inkluziv, duam ta përmirësojmë kornizën ligjor për punën e Këshillit Gjyqësor në përputhje me rekomandimet e dhëna nga Misioni Vlerësues i Bashkimit Evropian.
Paralelisht po punohet në përgatitjen e Ligjit të ri për prokurorinë publike, ndërsa i njëjti grup punues do të punojë edhe në hartimin e një Propozim Ligji për Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Gjithashtu, nga gushti 2024, Ministria e Drejtësisë e filloi procesin e hartimit të Ligjit të ri për shërbimin gjyqësor, i cili synon përmirësimin e rregullativës ekzistuese dhe sigurimin e kushteve më të mira të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve në institucionet e sistemit gjyqësor.
Sa i përket forcimit të pavarësisë së sistemit gjyqësor, roli kryesor ka dixhitalizimi, gjegjësisht aplikimi i teknologjisë së informatikës.
Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë është të sigurojë vazhdimësi në zbatimin e Agjendës Reformuese dhe të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin, me qëllim të krijimit të një sistemi gjyqësor të drejtë, efikas dhe transparent, që u përgjigjet nevojat e qytetarëve, i harmonizuar me standardet ndërkombëtare.
Këto aktivitete synohet krijimi i një sistemi të stabil dhe të qëndrueshëm që do të kontribuojë në zhvillimin e brendshëm dhe do ta pozicionojë vendin si partner të komunitetit ndërkombëtar dhe kandidat kredibil për anëtarësim në Bashkimin Evropian.