Përmirësimi i efektivitetit dhe disponueshmërisë së sistemit të ndihmës juridike falas, rëndësia e dixhitalizimit, gjegjësisht dërgimi elektronik i kërkesave, ishin disa nga temat e diskutuara në takimin e sotëm të Ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, me Lijla Gretarsdottir, udhëheqëse e Njësisë për zbatimin e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe standardeve për bashkëpunim juridik dhe me Oleg Soldatov, udhëheqës i Zyrës së programit të Këshillit të Evropës në Shkup.
Ministria e Drejtësisë vazhdon të punojë për përmirësimin e qasjes në ligj dhe sigurimin e ndihmës juridike për të gjithë ata që nuk mund ta përballojnë atë.
Qëllimi është të sigurohemi që çdo qytetar të ketë qasje në drejtësi, pavarësisht nga gjendja e tij financiare.