EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Dinamika e re në reformat me BE-në si partner strategjik

Dinamika e re në reformat me BE-në si partner strategjik

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari dhe zëvendësministri i Drejtësisë Alen Dereban relizuan takim me ambasadorin dhe shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas, ku u diskutua për proceset aktuale të reformave në sistemin e gjyqësorit dhe përparimin e vendit në procesin e integrimit evropian.
Ministri Shasivari theksoi përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për zbatimin e reformave në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian, me theks të veçantë në sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve nga Agjenda e Reformave dhe Klasteri “Vlerat themelore”.
Në takim u diskutua gjithashtu për zbatimin e Strategjisë sektoriale zhvillimore për drejtësinë 2024–2028, si dhe për aktivitetet që po realizohen me mbështetjen e Bashkimit Evropian përmes projekteve IPA për forcimin e sistemit gjyqësor dhe digjitalizimin e tij.
U shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në zbatimin e reformave, e cila ka një rol të rëndësishëm në forcimin e institucioneve, avancimin e sundimit të ligjit dhe përshpejtimin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, u theksua edhe nevoja për ndihmë ekspertësh nga Bashkimi Evropian në reformat e legjislacionit penal.
Në takim u konfirmua angazhimi i përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit partneror dhe intensifikimin e proceseve reformuese në sistemin e drejtësisë, me synim avancimin, në përputhje me standardet evropiane dhe prioritetet reformuese të shtetit.

Accessibility Menu