EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë publikuar procesverbalet e Komisionit për mbikëqyrjen e AKMIS-it në gjykata

Ministria e drejtësisë Ministria e drejtësisë

Të nderuar,

Ju informojmë se Ministria e Drejtësisë në ueb faqen pravda.gov.mk i publikoi Procesverbalet e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të Rregullores gjyqësore dhe Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të Ligjit për menaxhimin e qarkullimit të lëndëve në gjykata për vitin 2024.

Mbikëqyrja nuk është vetëm një proces – është një hap për të siguruar drejtësi dhe transparencë në punën e gjyqësorit.


Nga këqyrja e kryer në gjykatat themelore dhe gjykatat e apelit, mund të konstatohet se:

  1. 1. Qarkullimi i lëndëve nëpër gjykata, në përputhje me ligjin, bëhet përmes AKMIS-it.
  2. 2. Ndarja dhe rindarja e lëndëve bëhet në mënyrë elektronike. Nuk janë vërejtur raste të ndarjes manuale të lëndëve.
  3. 3. Përjashtimi i gjyqtarëve bëhet sipas procedurës ligjore dhe në baza ligjore.
  4. 4. Për çdo përjashtim dhe përfshirje të gjyqtarëve nga AKMIS-i ekzistojnë vendime të arsyetuara për mungesë më të gjatë se pesë ditë.

Mbikëqyrja gjithashtu vërtetoi edhe një sërë dobësish për të cilat Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar rekomandime, realizimi i të cilave do të monitorohet nga komisioni:

  • Gjykatat po përballen me mungesë të gjyqtarëve dhe nëpunësve administrativ.
  • Këshilli Gjyqësor duhet të bëjë zgjedhje urgjente të gjyqtarëve në mënyrë që të sigurohet që gjykatat të mbushen me gjyqtarë.

Në asnjë nga gjykatat e kontrolluara nuk është plotësuar numri i sistematizuar i pozicioneve të gjyqtarëve.

  • Gjykatat po punojnë me mungesë të bashkëpunëtorëve profesional, informaticientëve dhe arkivistëve.
  • Disa gjykata nuk kanë central telefonike dhe nuk janë siguruar uniforma për pjesëtarët e policisë gjyqësore. Nuk ka ashensorë dhe as qasje për personat me aftësi të kufizuara.
  • Gjykatat nuk publikojnë rregullisht programet e punës, planet vjetore, oraret dhe aktet e tjera në faqet e tyre të internetit për të siguruar transparencë më të madhe të punës së gjykatës.

Janë propozuar masa për zgjidhjen e këtyre problemeve, ndërsa komisioni do të vazhdojë të monitorojë zbatimin e tyre.

Accessibility Menu