Ministria e Drejtësisë në mënyrë aktive punon për gjetjen përkatëse të zgjidhjeve hapësinore për institucionet gjyqësore në Tetovë. Në kuadër të kësaj iniciative, u realizua vizitë në Gjykatën Themelore në Tetovë, ku u mbajt takim me kryetarin e gjykatës, Hasan Asani dhe me prokurorin e shtetit për rajonin e Tetovës, Rivajet Ajruli.
Edhe pse Gjykata Themelore në Tetovë është në gjendje të shkëlqyer, ajo ballafaqohet me sfida hapësinore të cilat e rëndojnë funksionimin e saj të përditshëm.
Është konstatuar se kapacitetet hapësinore ekzistuese nuk janë të mjaftueshme për përmbushjen e nevojave të gjykatës, Prokurorisë së Shtetit, Prokurorisë Publike dhe Zyrës së probacionit të Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.
Ministria e Drejtësisë i informoi të pranishmit për hapat e ndërmarra dhe për iniciativën për prezantimin e problemit para Qeverisë.
Në takim u shqyrtuan zgjidhje të mundshme, duke përfshirë edhe përdorimin e pjesëve të lira hapësinore në qendrën e qytetit për dislokimin e prokurorisë dhe prokurorisë së shtetit.
Ministria mbetet e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes së shpejtë dhe efikase për këtë sfidë hapësinore.