Zgjidhja e re ligjore paraqet një nga hapat kyç reformues për modernizimin e sistemit gjyqësor. Qëllimi është krijimi i një gjyqësori më efikas, më të pavarur dhe më të përgjegjshëm, përmes organizimit më të mirë të rrjetit gjyqësor, forcimit të pavarësisë së gjyqtarëve dhe avancimit të mekanizmave të përgjegjësisë gjyqësore.
Risitë më të rëndësishme:
- Propozohet optimizimi i rrjetit gjyqësor përmes riorganizimit të gjykatave themelore dhe organizimit më efikas të gjykatave të apelit, me qëllim shpërndarjen e barabartë të lëndëve, uljen e numrit të lëndëve të mbetura dhe qasje më të shpejtë të qytetarëve në drejtësi;
- Vendosen garanci të reja ligjore për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit përmes mekanizmave për parandalimin e ndikimit të palejuar ndaj gjyqtarëve gjatë ushtrimit të funksionit gjyqësor;
- Vendoset një sistem më i qartë, më transparent dhe më objektiv për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve dhe zhvillimin e procedurave disiplinore, në përputhje me standardet evropiane;
- Krijohen kushte për funksionim më efikas të sistemit gjyqësor dhe realizim më të plotë të së drejtës për gjykim të drejtë.
Me këto reforma forcohen sundimi i ligjit, pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit, ndërsa njëkohësisht kontribuohet në rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e gjyqësorit dhe në përmbushjen e standardeve evropiane në fushën e gjyqësorit.