EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim pune i mMinistrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Takim pune i mMinistrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore

Në takimin e sotëm të Ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, me u.d. Kryetarin Nuhi Aliu dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, u shqyrtuan çështje aktuale me rëndësi për komunitetin e biznesit, para së gjithash për avancimin e bashkëpunimit institucional dhe agjendës legjislative.
Theks i veçantë iu kushtua Propozim-Ligjit për përmbarim, i cili është publikuar në ENER dhe është i hapur për komente, propozime dhe sugjerime nga të gjitha palët e interesuara.
Qëllimi i zgjidhjes së re ligjore është krijimi i një sistemi më efikas, më transparent dhe të drejtë të përmbarimit, i cili do të kontribuojë në siguri më të madhe juridike, sundimin e së drejtës dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve.
Ministri Shasivari dhe bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe komunitetit të biznesit do të vazhdojë përmes dialogut të hapur dhe qasjes partneriteti, me qëllim avancimin e zgjidhjeve ligjore dhe krijimin e një mjedisi më efikas dhe më të sigurt për biznesin. 

Accessibility Menu