Në margjinat e Samitit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Stamboll, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi një takim bilateral me zëvendësministrin e Drejtësisë të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elvir Mahmuziç.
Gjatë takimit u diskutua për proceset reformuese në drejtësi, sfidat e përbashkëta me të cilat përballen vendet e rajonit, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit bilateral.
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e shkëmbimit të përvojave dhe të mësuarit nga njëri-tjetri, si kontribut në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin me standardet evropiane në fushën e drejtësisë.