Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Sh. T. Rafael Soriano Ortiz.
Ministri Shasivari e njoftoi ambasadorin me prioritetet e ministrisë dhe me aktivitetet që po realizohen në kuadër të Agjendës së Reformave. Gjatë periudhës së ardhshme priten hapa konkrete ligjore dhe institucionale, në drejtim të përmirësimit të efikasitetit dhe cilësisë së sistemit gjyqësor.
Vëmendje të veçantë iu përkushtua mundësive për thellimin e bashkëpunimit me Spanjën dhe shfrytëzimin e përvojës së saj në fushat që ndërlidhen me funksionimin e institucioneve të gjyqësorit dhe sundimit të ligjit.
Ambasadori Soriano Ortiz shprehi gatishmërinë e Spanjës për të vazhduar mbështetjen e reformave.
Bashkëpunimi me partnerët evropianë është pjesë e rëndësishme e procesit reformues, por rezultati matet përmes ndryshimeve konkrete dhe funksionimit më të mirë të institucioneve. Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në realizimin e këtyre qëllimeve.