Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori pjesë në ngjarjen me rastin e fillimit të punimeve ndërtimore për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë.
Kjo autostradë nënkupton shumë më tepër sesa infrastrukturë e re rrugore. Lidhje më e mirë, qarkullim më i shpejtë i njerëzve dhe mallrave, siguri më e madhe dhe mundësi të reja për zhvillim ekonomik.
Autostrada Shkup–Bllacë do ta përmirësojë lidhjen e Shkupit dhe Maqedonisë me Kosovën dhe do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe rajonale.
Investimet në infrastrukturë janë investime në të ardhmen – në mobilitet më të mirë, zhvillimin e bizneseve dhe një rajon më konkurrues.
Hap pas hapi, ndërtojmë lidhje më të mira dhe perspektiva të reja për qytetarët.