Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari sot mori pjesë në takimin e mbajtur në Qeveri, kushtuar realizimit të Agjendës së reformave, në të cilin u shqyrtuan aktivitetet e deritanishme dhe hapat e ardhshëm për përmbushjen e obligimeve ndaj Bashkimit Evropian.
Ministria e Drejtësisë mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj zbatimit të reformave në gjyqësor, sundimit të ligjit dhe avancimit të kapaciteteve institucionale. Përmbushja me kohë e obligimeve të marra është konfirmim i qasjes serioze ndaj procesit të reformave dhe integrimit evropian të shtetit.
Vazhdojmë me punë të përgjegjshme, profesionale dhe transparente, pasi që reformat janë kyçe për institucione më të fuqishme, për siguri më të madhe juridike dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.