EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim Fillkov - Grigorijan

Takim Fillkov - Grigorijan

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov realizoi takim zyrtar me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorijan, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për projektet që duhet të realizohen.

 

UNDP është partner afatgjatë i Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa bashkëpunimi rezulton me aktivitete të shumta, trajnime, konferenca dhe punëtori të mbajtura që janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për gjyqësorin dhe forcimin e kapaciteteve të tij.

 

Si veçanërisht e rëndësishme u theksua mbështetja në pjesën e trajnimeve për ndihmë juridike falas në lidhje me të drejtën e refugjatëve dhe sistemin e azilit, si dhe punëtoritë e organizuara në fushën e legjislacionit penal.


Ministri Fillkov u informua edhe për realizimin e projektit “Mbështetje nga BE-ja për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor”, i cili filloi më 1 janar 2023 dhe do të zgjasë katër vjet. Me këtë projekt sigurohet ekspertizë dhe mbështetje e gjyqësorit dhe organeve të ndjekjes  në Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Kosovë. Në vendin tonë, projekti fokusohet në forcimin e kapaciteteve të organeve gjyqësore dhe të aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit për ballafaqimin me recidivin nga konfliktet dhe promovimin  e pajtimit nëpërmjet rigrantimeve të organizatave civile.

Një rishikim i veçantë iu dha efekteve nga punëtoria për Analizën e legjislacionit, “Shtypjen e krimit kibernetik seksual”, që u organizua nga UNDP MK në bashkëpunim me Policinë Koreane dhe UNDP Koreja.


U bisedua edhe për Strategjinë e Zhvillimit të Gjyqësorit 2024-2028, si dhe për situatën në burgje dhe mundësitë e risocializimit të personave të dënuar.


Bashkëpunimi me UNDP-në do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe në periudhën në vijim.

Accessibility Menu