EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov e priti përfaqësuesin e Zyrës së Komisariatit të Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara – UNHCR, Gabriel Gualano de Godoy

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov e priti përfaqësuesin e Zyrës së Komisariatit të Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara – UNHCR, Gabriel Gualano de Godoy

Në takim u shkëmbyen mendime dhe informacione për bashkëpunimin e deritanishëm të Ministrisë së Drejtësisë me UNHCR-në, si dhe mbështetjen institucionale dhe materiale si kyçe për forcimin e kapaciteteve për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme për personat në situata vulnerabël.

Është rënë dakord që në periudhën e ardhshme të ndërmerren aktivitete të përbashkëta, të vizitohet Qendra transitore për pranim në Gjevgjeli, me qëllim që emigrantëve/refugjatëve t'u mundësohet qasje më e lehtë dhe  pa pengesa në procedurën për njohjen e të drejtës për azil.

Gabriel Gualano de Godoy shprehi mirënjohjen e tij për përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë për mbështetjen dhe koordinimin e procesit për zgjidhjen sistematike dhe të përhershme të problemit prej dekadash të rreth 700 personave në vendin tonë, të cilët nuk ishin evidentuar dhe të regjistruar në librin amë të të lindurve, me çka u bëmë vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që e zgjidhi problemin me personat e pa evidentuar.
Bashkëpunimi bilateral dhe realizimi i projekteve do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.

Accessibility Menu