EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fillkov – Pandov: Reforma urgjente për përmirësimin e kushteve në burgje

Fillkov – Pandov: Reforma urgjente për përmirësimin e kushteve në burgje

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov realizoi takim me u.d. drejtorin e DES,  Aleksandar Pandov, ku biseduan për gjendjen dhe kushtet në institucionet e ndëshkuese korrektuese, si dhe për ndërmarrjen e aktiviteteve për përmirësimin e gjendjes, parandalimin e korrupsionit, dhunës dhe trajtimin e duhur të personave të dënuar.

Është rënë dakord që në periudhën në vijim të intensifikohet realizimi i projektit “Rindërtimi i institucioneve ndëshkuese-korrektuese”, i cili po zbatohet me kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.

Realizimi i suksesshëm i Projektit është vetëm një nga bazat për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme me kushtet në burgje, trajtimin e personave të paraburgosur dhe personave të dënuar, si dhe arritjen e risocializimit të personave që kanë vuajtur dënimin me burg.

Accessibility Menu