EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fillkov – Baumgartner: Franca është partneri dhe miku ynë i rëndësishëm

Fillkov – Baumgartner: Franca është partneri dhe miku ynë i rëndësishëm

Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov realizoi takim me ambasadorin e Francës SH.T. Cyril Baumgartner, ku u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e gjyqësorit, agjendën reformuese, projektet, si dhe për prioritetet e mëposhtme të Ministrisë së Drejtësisë që përfshihen me Strategjinë e re për reforma në sektorin e gjyqësorit 2024-2028.

Ambasadori Cyril Baumgartner përshëndeti planet e ministrit për reforma dhe shprehi gatishmërinë e Francës për të ndihmuar në të gjitha këto procese me asistencë të ndryshme, përfshirë edhe asistencën e ekspertëve.

Si veçanërisht i rëndësishëm u theksua bashkëpunimi me gjyqtarin për lidhje në Beograd dhe atasheun e sigurisë së brendshme në Shkup, të cilët me aktivitetet e tyre ndihmojnë në realizimin e reformave.

Pritet që në shtator në vendin tonë të vije ekspertja Cecilia Maronie, e cila do të punojë për dy vite në Ministrinë e Drejtësisë dhe do të na ndihmojë në procesin e integrimit evropian.

Fillkov dhe Baumgartner u angazhuan për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e bashkëpunimit me interes të përbashkët.

Accessibility Menu