EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Takim Fillkov-Pammer

Takim Fillkov-Pammer

Austria e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim me ambasadorin e Austrisë, SH.T. Martin Pammer.

U diskutua për bashkëpunimin bilateral të të dyja vendeve, për projektet e përbashkëta dhe reformat e planifikuara në gjyqësor.

Në periudhën e ardhshme pritet të fillojnë aktivitetet në fushat e dakorduara të interesit që dalin nga memorandumi të cilin e nënshkruan para një viti ministritë e të dyja vendeve për të forcuar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe zbatimit të parimeve të sundimit të së drejtës, reformat në fushën e së drejtës civile dhe penale, luftën kundër korrupsionit, digjitalizimit të gjyqësorit.

Në takimin e sotëm u ra dakord për intensifikimin e bashkëpunimit me Austrinë, përvojat dhe njohuritë e së cilës do të jenë në ndihmë të madhe për vendin tonë në procesin e zbatimit të reformave dhe luftës kundër korrupsionit.

Accessibility Menu