EN
MK
AL
 

Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Fillkov – Wahl: Mbështetje për reformat, diskutim publik për të gjitha ligjet që do të miratohen

Fillkov – Wahl: Mbështetje për reformat, diskutim publik për të gjitha ligjet që do të miratohen

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov realizoi takim me ambasadorin Kilian Wahl, shef i misionit të OSBE-së në Shkup. U diskutua për projektet aktuale të OSBE-së me Ministrinë e Drejtësisë, zhvillimet aktuale në lidhje me reformat në sistemin e gjyqësorit dhe agjendën legjislative. Ministri Fillkov e falënderoi ambasadorin Wahl për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv me Misionin e OSBE-së në Shkup në fushën e gjyqësorit, veçanërisht në procesin e përgatitjes së Kodit të ri Penal dhe Ligjit të ri për procedurën penale.

Jashtëzakonisht e rëndësishme është që Misioni i OSBE-së në Shkup, mundësoi përkthimin e Kodit të ri Penal në gjuhën angleze, dhe e njëjta gjë do të bëhet edhe me Propozimin e LPP-së, me qëllim që t'i dorëzohen për mendim Komisionit Evropian. Misioni i OSBE-së në Shkup ka qenë aktivisht i përfshirë edhe në përgatitjen e Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin 2024-2028, si dhe në grupet punuese të formuara nga Ministria e Drejtësisë për përgatitjen e ndryshimeve ligjore për Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë Publike. Planifikohet të hapet debat dhe diskutim i gjerë publik për të gjitha ligjet e cekura, në mënyrë që opinioni të njihet me zgjidhjet e propozuara, të cilat vetëm pas debatit dhe diskutimeve publike, do të hyjnë në procedurë për miratimin e tyre. Në takim u diskutua edhe për aktivitetet që Ministria e Drejtësisë duhet të ndërmarrë në periudhën e ardhshme, si dhe për planet e ardhshme që do të duhet të realizohen për të forcuar sundimin e të drejtës në vend.

Accessibility Menu