U diskutua për situatën me hapat aktualë dhe të planifikuar të reformës në gjyqësor, proceset euro integruese, Strategjinë për reforma në gjyqësor 2024-2028, situatën me Këshillin Gjyqësor, burgjet dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në lidhje me agjendën legjislative që duhet të realizohet në periudhën e ardhshme, planifikohet të hapet debat i gjerë publik për të gjitha palët e interesuara, në të cilin do të dëgjohen mendimet e ekspertëve dhe publikut të gjerë, për të arritur në zgjidhjet më të mira reformuese për realizimin e qëllimeve të programit të Qeverisë.
Ministri Fillkov theksoi se në dhjetë ditët e para pas marrjes së detyrës, është informuar dhe plotësisht është njohur me procesin e negociatave të Kapitullit 23, “Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale”, Planin e rritjes dhe 7-të qëllimet e Agjendës reformuese, përfshirjen e organizatave joqeveritare në diskutime, si dhe aktivitetet lidhur me realizimin e tre projekteve aktuale, një nga BE-ja dhe dy nga USAID. Fillkov theksoi përcaktimin se zbatimi i agjendës reformuese është prioritet i shtetit, ndërsa mbështetja nga BE-ja mbetet thelbësore për stabilitetin e vendit me shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral në frymën e vlerave të përbashkëta.

Delegacioni i BE-së i kryesuar nga ambasadori evropian Gir, e përshëndeti përkushtimin ndaj agjendës reformuese dhe e theksoi mbështetjen maksimale për procesin euro integrues, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe sigurimin e ndihmës së nevojshme për zbatimin e agjendës kyçe reformuese.