Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov realizoi takim me Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, ku u bisedua për aktivitetet aktuale të të dy institucioneve.
Prokurori Kocevski i prezantoi situatat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Prokuroria Publike, veçanërisht në fushën e digjitalizimit, mungesën e resurseve njerëzore, si nga radhët e prokurorëve, ashtu edhe nga shërbimi profesional, të cilat janë të paplotësuara me vite të tëra. Ministri Fillkov shprehi gatishmërinë në kuadër të kompetencave të tij të mbështet aktivitetet e Prokurorisë Publike në periudhën e ardhshme, me qëllim të avancimit të sundimit të së drejtës në vend.