Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot priti studentet e Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore, të cilat fituan vendin e tretë dhe u renditën ndër tri ekipet më të mira në garën mbarëshqiptare të simulimit të gjykimit “University Law Competition 2026”, të mbajtur në Tiranë.
Ky rezultat është dëshmi se dija, përkushtimi dhe puna në ekip sjellin suksese që tejkalojnë kufijtë. Të jesh ndër më të mirët nuk është vetëm një vlerësim i fituar, por edhe një konfirmim se juristët e rinj nga vendi ynë mund të garojnë me dinjitet dhe të dallohen në skenën ndërkombëtare.
Urime studenteve Xhemaili, Abazi, Ademi dhe mentores së tyre prof. dr. Vedije Ratkoceri për këtë sukses të rëndësishëm! Le të shërbejë ky arritje si frymëzim për të gjithë të rinjtë, se investimi në dije gjithmonë shpërblehet dhe se arsimi mbetet investimi më i fuqishëm për të ardhmen.