Një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë mori pjesë në konferencën rajonale “Vendosja e parandalimit dhe qasjeve restauruese në qendër”, e organizuar nga UNICEF dhe Ministria e Drejtësisë e Turqisë. Gjatë konferencës patëm mundësinë të prezantojmë përparimin e shtetit dhe reformat që janë bërë në sistemin e drejtësisë për fëmijët, me fokus në Ligjin për drejtësinë për fëmijët. Ne iu bashkuam thirrjes për veprim të përgatitur nga UNICEF dhe Republika e Turqisë, duke u mbështetur në përpjekjet dhe angazhimet tona kolektive, duke bërë thirrje për: Qasjen e drejtësisë restauruese si bazë të sistemit të drejtësisë për fëmijët, përdorimin e duhur të masës së parandalimit sa më shumë dhe sa më parë të jetë e mundur, dhe veprimin e të gjithë profesionistëve duke u udhëhequr nga interesi më i mirë i fëmijës.